Besplatna dostava za narudžbe iznad 50 €

Meshari i Gjon Buzukut, pjesa e parë dhe e dytë

50,00 €
Trenutno nema na zalihi — dodaj na listu želja ili se prijavi na obavijest
Šalje: Knjiga.hr
Iz našeg skladišta u Rijeci.
Izdavač Cabej
Godina2013
Mjesto izdanjaTirane
Broj stranica708
Format22x30
Jezikhr
Uveztvrdi
Stanje knjigeKao novo
Šifra103218

Opis

Vepra e Gjon Buzukut, si vepra e parë e plotë shqipe dhe libri i parë shqip i botuar që njohim gjer më tani, ka një rëndësi të veçantë për historinë e shkrimit e të letërsisë shqipe dhe, sidomos, për gjuhësinë tonë.

Ajo na bën të njohur me një nga përpjekjet e para më të rëndësishme të lëvrimit të shqipes si gjuhë e shkruar në një periudhë shumë të rëndë të historisë së popullit tonë dhe na jep një material të pasur për studimin e shqipes së shekullit XVI, të historisë së brendshme të gjuhës sonë dhe të historisë së gjuhës së shkruar.

Ky monument i shqipes mesjetare, i ruajtur vetëm në një ekzemplar, mbeti për një kohë të gjatë i njohur nga një numër shumë i kufizuar specialistësh. Prej tij u botuan herë pas here vetëm pjesë të veçanta.

Në regjimet obskurantiste të së kaluarës, të cilat nuk i jepnin asnjë përkrahje të vërtetë studimit të gjuhës e të traditave tona kulturore, nuk u bë gjë as për një botim tërësor e aq më pak për një botim shkencor të librit të parë shqip, që ta vinte këtë vepër në duart e studiuesve të gjuhës e të letërsisë shqipe në formë të plotë, të saktë e lehtësisht të përdorshme dhe ta hidhte në qarkullim shkencor lëndën gjuhësore të saj.

Studimi i punuar nga Eqrem Çabej ndahet në dy pjesë: pjesa e parë e titulluar "Hyrje dhe transliterim" dhe pjesa e dytë e titulluar "Faksimile dhe transkribim fonetik".

Obavijesti me kad knjiga postane dostupna

Pratite nove naslove

Lista čekanja

Knjiga trenutno nije na zalihi. Unesite e-mail i obavijestit ćemo vas čim ponovo bude dostupna.