Gjon Buzuku

Meshari i Gjon Buzukut, pjesa e parë dhe e dytë

Original price was: €50,00.Current price is: €37,50.

Na zalihi

Težina 2809 g
Format 22 × 30 cm
Autor

Izdavač

Mjesto izdanja

Tirane

Godina

2013

Broj stranica

708

Uvez

Tvrdi

Stanje knjige

Kao nova

SKU: 103218 Kategorija:

Vepra e Gjon Buzukut, si vepra e parë e plotë shqipe dhe libri i parë shqip i botuar që njohim gjer më tani, ka një rëndësi të veçantë për historinë e shkrimit e të letërsisë shqipe dhe, sidomos, për gjuhësinë tonë. Ajo na bën të njohur me një nga përpjekjet e para më të rëndësishme të lëvrimit të shqipes si gjuhë e shkruar në një periudhë shumë të rëndë të historisë së popullit tonë dhe na jep një material të pasur për studimin e shqipes së shekullit XVI, të historisë së brendshme të gjuhës sonë dhe të historisë së gjuhës së shkruar. Ky monument i shqipes mesjetare, i ruajtur vetëm në një ekzemplar, mbeti për një kohë të gjatë i njohur nga një numër shumë i kufizuar specialistësh. Prej tij u botuan herë pas here vetëm pjesë të veçanta. Në regjimet obskurantiste të së kaluarës, të cilat nuk i jepnin asnjë përkrahje të vërtetë studimit të gjuhës e të traditave tona kulturore, nuk u bë gjë as për një botim tërësor e aq më pak për një botim shkencor të librit të parë shqip, që ta vinte këtë vepër në duart e studiuesve të gjuhës e të letërsisë shqipe në formë të plotë, të saktë e lehtësisht të përdorshme dhe ta hidhte në qarkullim shkencor lëndën gjuhësore të saj. Studimi i punuar nga Eqrem Çabej ndahet në dy pjesë: pjesa e parë e titulluar Hyrje dhe transliterim dhe pjesa e dytë e titulluar Faksimile dhe transkribim fonetik.