Shaban Demiraj

Gjuha shqipe dhe historia e saj

16,00

Nema na zalihi

Težina 1374 g
Format 18 × 26 cm
Autor

Izdavač

Godina

2013

Broj stranica

421

Uvez

Tvrdi

Stanje knjige

Vrlo dobro

SKU: 101071 Kategorija:

U original kutiji. Vepra Gjuha shqipe dhe historia e saj e Shaban Demirajt shënoi një arritje për ecurinë e gjurmimeve në fushë të trajtimit të mjaft problemeve që nuk përfshinë vetëm aspektin gjuhësor apo dhe të sqarimit të thjeshtë të historisë së një dukurie, të disa dukurive apo të regjistrave të caktuar gjuhësorë të shqipes. Vështrimi i gjuhës sonë si një gjuhë me origjinë i.e. mbi bazë tiparesh që e afrojnë studimin e saj me të tjera gjuhë që kanë pasur dokumentim më të hershëm shkrimor, mbetet ndër trajtesat më origjinale të punimit të Shaban Demirajt. Të tilla trajtesa jo vetëm e vënë shqipen në një plan vështrimi të përafërt me gjuhë të tjera të kësaj familjeje, por dhe plotësojnë qasje të niveleve themelore, ndër të cilat spikatin afëritë gjenetike sa i përket tipologjisë së shfaqjeve të disa dukurive të nënsistemeve të caktuara gjuhësore si dhe regjistri leksikor që përfshin pikërisht ato elemente që merren parasysh në çdo manual mbi gjuhësinë indoevropiane, historinë e gjuhëve të Evropës dhe vetë gjuhët indoevropiane.